Evangjeli Veli shpallet kampione Europe në peshëngritje

0

Peshëngritësja shqiptare Evangjelia Veli është shpallur Kampione e Europës në stilin e shkëputjes për peshën deri në 55 kg në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Tiranë.

Veli realizoi të tre provat duke ngritur 91, 93 dhe 95 kilogramë, duke i siguruar asaj vendin e parë në podium në këtë stil, ndërsa la pas me një kilogram më pak Konotop të Ukrainës dhe Sterck të Belgjikës.

Kamila Konotop dhe Nina Sterck ngritën më pas 94 kg dhe peshëngritësja shqiptare u kundërpërgjigj, duke ngritur 95 kg, çka i siguroi medaljen e artë në shkëputje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu