Evi Reçi flet mes lotësh për familjen e xhaxhait që humbi në tërmetin e 26 nëntorit: Kuptova që njerëzit mund të ikin edhe shumë të rinj

0

Evi Reçi ka folur për herë të parë lidhur me fatkeqsinë e familjes së saj gjatë tërmetit të 26 nëntorit. Këngëtarja humbi komplet familjen e xhaxhait nga ajo fatkeqsi. E ftuar në #Expuls RTV Ora Evi nuk ka mundur ti fsheh lotët teksa për herë të parë ka vendosur të flasë për ta.

“Kjo është Kristi, kushërira ime e cila nuk jeton më. Është moment shume delikat… është njëra prej anëtarëve të familjes qe humbën jetën nga tërmeti i 26-nëntorit. Shumë njerëz kanë qenë pranë meje kur doli lajmi për lidhjen familjare që kisha. Kristi këtu është shumë e vogël, vinte shpesh në Greqi për t’më takuar.

Kam shumë kujtime të bukura. Kisha shumë kohë pa e parë. Nuk kam folur për tërmetin prej shumë kohësh, e kujtoj si një ëndërr të keqe…. Kuptova rëndësinë e jetës, kuptova që njerëzit nuk janë përgjithmonë, kuptova qe mund të ikin shumë të rinj njerëzit” -u shpreh ajo mes lotësh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu