Fallxhore Kati nga Belshi ta zgjidh hallin me ‘llastik mbathjesh dhe sheqer’!

0

BELSH-Në Belsh banon një grua, e quajtur Kati, e cila jo vetëm të lexon fatin, por edhe ta bën atë të mbarë. Një e inflitruar e emisionit Stop në Tv Klan shkon ta takojë Katin dhe i thotë se jeton në Gjermani, por kërkon të ndahet nga lidhja e saj 10-vjeçare. Me pak sheqer e llastikun e të mbathurave, Kati e zgjidh ‘fët e fët’ këtë problem.

Fallxhorja Kati: Ke ardhur në vend të mirë. Ishallah na doli për sevap, ishallah të ndihmon me shpirt Zoti! Kam 40 vjet në zanat nuk më janë shkëput nga klientelat e mia.

Qytetarja: Ah të rujt Zoti! Unë kam, kam jetuar në Gjermani, jetoj në Gjermani. Kam fillu që para 10-të vitesh një lidhje.

Fallxhorja Kati: Po!

Qytetarja: Një burrë, që është shumë më i madh se unë. Problemi është, se nuk du me ndejt më, du me u nda, po puna, është se më nxjerr pa asnjë gjë. Pa shpi, nuk më jep asnjë lloj pasurie, asnjë gjë.

Fallxhorja Kati: Ky është bërë si miu. Zi edhe ky, thotë unë nuk të lej kurrë thotë, që ti të gëzohesh me tjetër kush.

Qytetarja: Si t’ia bëj?

Fallxhorja Kati: Unë do ta bëj njëherë me sheqer, por e mira është të kishim llastikun e të mbathmeve, të rrobës ose rrobën e këtij edhe për pasuri, ky nuk mendon të japë më.

Fallxhorja Kati: Të mos hapi gojë ai.

Qytetarja: Për çfarë do ma bësh këtë tani?

Fallxhorja Kati: T’ia lidhim gojën atij.

Qytetarja: O lidhi gojën, thyej edhe këmbët..!

Fallxhorja Kati: T’i lidhim gojën ne, po thyej këmbët, t’ia thyej Zoti! Këmbë e duar! Ta lidhim komplet, që me ty as mos të ndjeki, as mos të vij mbrapa. Të rrijë, t’i qepet goja! Sheqerin bjere! Këtë lidhe këtu!

Fallxhorja Kati: Këtë sheqerin, do ia përdorësh këtij, do ia hedhësh mfshehtas mbi kurriz! Do hash dy kokrra në goj vetë dhe hudhi sheqerin mbas kurrizit atij.., ooop në ato moment, si shpërndahen kokrrat, u shpërndaftë dhe u ndaftë ky nga mu! Ke mu sa kokrra sheqeri rënshin thuj, aq dashuri për fatin tim, u shtofsha e u ëmbëlsofsha!

Qytetarja: Po për pjesën e pasurisë?

Fallxhorja Kati: Bjeri llastikun e të mbathurave, ishallah t’ia bllokojmë gjënat, që të bëjmë, siç të thush ti!

Po në Belsh, në fshatin Rrasë është edhe Zenepja, e cila me një çokollatë, disa qirinj e çëmçakëza, heq qafe burrin e të inflitruarës, që ka lidhje me një grua të martuar.

Banorja: Nuk e di, po kur ka vdek ajo, këtu kishte dal flakë këtu dhe kjo kishte ndërtuar, i kishte dalë ajo në ëndërr kësaj, i kishte thënë “më ndërto një dhomë”, i kishte thënë, se do bëj mirë për njerzit.

Qytetari: Si kalove?

Fallxhorja: Mirë! Ti mirë?

Qytetari: Si je ti?

Fallxhorja: Mirë o bir! Takoje nënën! (Zenepen) Për herë të parë je ti?

Qytetari: Po!

Fallxhorja: Takoje vendin! (Varrin) Nga je ti?

Qytetari: Nga Bxxxxx.

Fallxhorja: Eh ja, ec! Ndiz qiri! Ke qiri?

Qytetari: Jo! Nuk kam me vete.

Fallxhorja: Ja merr te nënë Zenepja një qese të bardhë aty!

Qytetari: Këtu?

Fallxhorja: Eh, ajo qesja atje! Do i lutesh nënë Zenepes, për të gjitha dëshirat, që ke.

Qytetari: Këtu?

Fallxhorja: Po! Mbaji nënë duart. Ti qënke në pikë të hallit, o bir. Kjo vajza italiane të do ty?

Qytetari: E kam aty poshtë. E dua, por është e martuar edhe doja, që ta hiqja qafe atë burrin, në kuptimin, që të na linte rehat! E ke parasysh?

Fallxhorja: Të don ajo ty?

Qytetari: Më do moj, po ai është i pasur shumë moj ai andej edhe duam, që të ndahen ata, t’i marrim edhe pasurinë atij, se…

Fallxhorja: Po është i fortë ai, se ai është pronar. Një botë thërret një Zot, o bir i nënës. Mbi të gjitha jemi njerëz. Çfarëdo që të jesh ti, kjo (Zenepja) i ka njësoj. Hajd të hënën, merr një kile karamele!

Qytetari: Po!

Fallxhorja: “Milko”. Merr 20 copë qirinj edhe 2 pako çëmçakëza dhe kjo të jetë e pastër vetë! Po qe bukë me hëngër të keqen nëna, do hahet. Merr 4 karamele! 2 ajo, 2 ti!

Qytetari: Edhe si ti ashtu ne këto?

Fallxhorja: T’i hani darkë për darkë! Takoje vendin e mirë dhe vazhdo!

Qytetari: Po të lë një kështu… (Lekë) Na ectë mbarë!

Fallxhorja: Ec, se s’do gjë ajo, (Zenepja) po ec!

Ndërsa në Yrshek, Mëzez, Diana rilidh të inflitruarën me burrin, që do që ta lërë. Kjo do të ndodhë me çdo kusht, edhe nëse burrit në fjalë do i thyhet ndonjë këmbë a dorë. Disa para nën jastëkun e burrit, dhe ai hidhet sërish në krahët e të infiltruarës, që “ka hallin”.

Qytetarja: Unë rri në Itali. Kam nja 13 vjet.

Fallxhore Diana: Sa mirë!

Qytetarja: Që rri me një italian e ai do me u nda nga unë.

Fallxhore Diana: Ai?

Qytetarja: Ai!

Fallxhore Diana: Po pse do me u nda ai?

Qytetarja: Po sepse s’ma ka më nevojën e do me u nda. Tashi unë kam ardh me gjet derman. Du, që të ma ketë nevojën prapë! Thyji këmbë, nai krah, të bëjë, ça të dojë të zejë krevatin!

Fallxhore Diana: Ça moshe është?

Qytetarja: 59!

Fallxhore Diana: 59! Dhe do gru tjetër bxxx e tij…

Qytetarja: Po!

Fallxhore Diana: Ptuu, të hëngërt mortja!

(Lutet)

Fallxhore Diana: Ti do t’i rrish shumë afër atij! A nigjove? Ti rrin afër. S’prish punë, rriji afër, doje, respektoje, përqafoje! A je tu më kuptu? Ta duash, ta respektosh! O shpirt, o zemër, s’ke çbën tash duhet me iu bë zemër e shpirt atij! Se unë jam me vend të shenjtë. E merr, e bën një 5 lekësh e fut nën jastik. Lekë, ia fut Lekë. Mbi 5 Eurosha, 1 Euro, sa të dojë zemra jote!

Qytetarja: Ah, ah, po!

Fallxhore Diana: Të kallzoj unë ti, e vë unë përpara.

Qytetarja: Mirë!

Fallxhore Diana: Ti do t’i rrish prapa, shumë-shumë afër! Shumë, shumë, shumë! Lajka, lajka, lajka…A e merr vesh?

Qytetarja: Po!

Fallxhore Diana: Të ndihmoj unë, ç’ke ti, se ta bëj mbarë unë. Këtë ke me e mbajt në portofol, për vete! Ça t’i lutesh, të realizohet! Mbarë!

Qytetarja: Aty të zeje krevatin!

Fallxhore Diana: Do lutemi, me kuptimin mos dalim huq!

Qytetarja: Shumë faleminderit!/TvKlan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu