Falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre, kush janë 18 punonjësit e burgut të Fierit

0

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur masat e sigurisë “arrest shtëpie” për 18 punonjësit e burgut të Fierit. Pas një hetimi që nisi gati një vit më parë, të gjithë punonjësit e burgut të Fierit u është caktuar masa në mungesë, pasi akuzohen për shpërdorim detyre. Ata dyshohet se kanë abuzuar me lejet e hyrje-daljeve të të dënuarve.

Ata akuzohen: Për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”, “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurimit “arrest në shtëpi” ndaj:

Gerald Nonaj, lindur e banues ne Fier;

Ervis Alliaj me detyre Përgjegjës i Sektorit Ligjor pranë IEVP Fier, larguar nga detyra në sistemin e burgjeve;

Bashkim Meçi, lindur ne Librazhd e banues në Tiranë;

Eris Isufaj lindur ne Fier e banues në Patos;

Albi Rezhda me detyrë ish përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore pranë IEVP Fier;

Dorjan Nukaj me detyrë përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore pranë IEVP Fier, i komanduar;

Arbëri Gjërmeni lindur në Lushnje dhe banues në Tiranë me arsim të lartë;

Enflor Hoxha me detyrë përgjegjës i Sektorit të Shëndetësisë pranë IEVP Fier (i komanduar);

Florida Mata me detyrë përgjegjëse e Sektorit të Financës pranë IEVP Fier;

Fatos Lika me detyrë përgjegjës i Sektorit të Policisë i komanduar në këtë detyrë dhe të shefit të regjimit të B

Mato Mataj me detyrë Specialist i regjimit të brendshëm pranë IEVP Fier;

Ermal Liçaj me detyrë Specialist i sektorit social, pranë IEVP Fier;

Xheniana Buzi me detyrë Specialist i sektorit social, pranë IEVP Fier;

Denisa Bendai lindur e banuese në Berat;

Sidorela Vogli e lindur në Lushnje e banuese në Fier;

Jonida Qato me detyrë specialist i sektorit social, pranë IEVP Fier dhe

Eduart Rrapaj administrator i njësisë tregtare në IEVP Fier

Aksioni vjen fill pas denoncimit të bërë në emisionin investigativ “Stop” brenda burgut të Fierit, ku dëshmia e penalitetit pastrohej pas pagesës së një shumë prej 600 eurosh. Një qytetar ka treguar për emisionin se në vitin 2012 ishte dënuar me 8 vite burgim. Duke përfituar nga amnistia, ai u lirua, e më pas në vitin 2022 ka kërkuar një dëshmi penaliteti, iu ‘pastrua’ për 600 euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu