Falsifikonte vaji e ullirit dhe shiste djath të mykur, arrestohet Mihal Kote

0

Mihal Kote që u denoncua dy ditë më parë në emisionin “Stop” , pasi udhëzon punëtorët që të hedhin përzierës, ngjyrues dhe kimikate të tjera në vaj, ka rënë në prangat e policisë.

Policia njofton se 62-vjeçari është arrestuar pasi nga kontrolli i ushtruar në subjektin e tij tregtar u konstatua se ky shtetas  kishte të ndryshuara datat e skadencës të disa produkteve që prodhonte, kishte paraqitur të rremë etiketimin e disa produkteve ushqimore që shiste dhe disa produkte të tjera i kishte të papajisura me fatura tatimore me TVSH.

“Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, në bashkëpunim me Sektorin e Monitorimit dhe Hetimit të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. K., 62 vjeç, pasi nga kontrolli i ushtruar në subjektin e tij tregtar u konstatua se ky shtetas  kishte të ndryshuara datat e skadencës të disa produkteve që prodhonte, kishte paraqitur të rremë etiketimin e disa produkteve ushqimore që shiste dhe disa produkte të tjera i kishte të papajisura me fatura tatimore me TVSH,” njofton policia.

Kujtojmë që Mihal Kote është denoncuar nga një ish-punonjëse e tij, e cila tregonte se në magazinën e subjektit “Saranda Al” çdo gjë është e falsifikuar. Vajit të sallatës, që shitet si i përzier mes vajit luledielli dhe vajit të ullirit, ajo thotë se i hidhet ngjyrues dhe nuk ka aspak vaj ulliri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu