Shuhet familja nga Covid-19, humbin jetën babai, nëna dhe vajza

0

Një familje është shuar nga koronavirusi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një provincë të Italisë. Lajmin e bëri të ditur kryetari i Bashkisë, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Të dashur bashkëqytetarë, sot, qyteti ynë vajton për humbjen e një qytetari tjetër, i cili u mund nga ky virus i mallkuar. Vdekja e saj pason atë të babait dhe nënës, që ndodhi ditët e fundit, përsëri për shkak të këtij virusi të mallkuar që po luftojmë. Unë dua të shpreh afërsinë tonë me familjen, në veçanti me motrën, së cilës i shpreh ngushëllimet e mia më të thella në emër të të gjithë qytetarëve të Verolanit”.

Italia është një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi, i cili ka shkaktuar tragjedi në shumë familje, shkruajnë mediat italiane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu