Familjarët e dy të zhdukurve përplasen me policinë: Po sikur të të marrim peng ty, do vijë shteti? S’jemi këtu për një lopë apo viç

0

SARANDË- Familjarët e dy të zhdukurve pa gjurmë që prej 6 prillit kanë rrethuar këtë pasdite Komisariatin e Policisë së Sarandës dhe kanë kërkuar që të paktën tu gjenden trupat e dy 46-vjecarëve, Leonard Thodhorit të njohur si Koçolja dhe Fatmir Sulovarit alias Fatmir Krasniqit. Vëllai i Sulovarit është përplasur verbalisht dhe me një efektiv policie që ishte në krye të detyrës. Ai dëgjohet që kërkon të takohet me shefin e komisariatit, por efektivi i thotë se ai nuk gjendet aty për momentin.

“Kush është në shërbim vëlla. Po sikur të të marrim peng ne ty ore, të të fusim në makinë, do vijë shteti?”- i thotë ai.

“Është në shtëpi,”- thotë efektivi.

“Ore ti ke familje ti, ke njerëz more zotëri, se s’po të bëjë presion. Ne nuk po vijmë as për një lopë, as për një viç, por po vijmë për dy njerëz të humbur. A ke epror ti? Ti s’më sqaron dot mua, unë dua një shefin e komisariatit. Mua s’më intereson. Unë dua trupin, ta marr dhe t’ua çoj atyre prindërve në shtëpi. Kam 15 ditë që po e kërkoj. Merre të vijë këtu. Janë familjarët e atyre të zhdukurve, ka 15 ditë. Ke vëlla ti, kë djalë ti, po të humbi vëllai yt? Ore ka ardhur Gëzimi thuaj more,”- vijon të thotë vëllai i Sulovarit.

“Mos më kërcëno,”- shprehet efektivi.

“Po s’po të kërcënoj more, merre thuaj, ka ardhur Gëzimi,”- shton në fund vëllai i Sulovarit.

Dyshja u zhdukën më 6 prill. Ata dyshohet të kenë hipur me vullnetin e tyre në një makinë me targa greke të vjedhur në Lezhë, që nënkupton se njiheshin me drejtuesin. Mjeti në fjalë është pikasur nga kamerat në hyrje të Sarandës, por nuk është parë të dalë më nga qyteti. Dyshimet janë se automjeti i rrëmbyesve mund të ketë përshkruar Qafën e Soronesë për të hyrë ne territorin e Bashkisë Konispol, por ende nuk ka një version zyrtar. Gazetari Artan Hoxha është shprehur se ata janë vrarë e se trupat u janë zhdukur.

Kush janë dy personat e zhdukur?

1. Leonard Theodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallezim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i perfshirë në trafik lëndësh narkotike.

2. Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMW” X5 u gjet nje sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu