Familjarëve u tha se do kthehej në Shqipëri nga mali, humbet 60-vjeçari që punonte në Greqi

0

KOLONJË- Një 60-vjeçar nga Erseka ka humbur kontaktet me familjen e tij, pasi i kishte njoftuar se do të kthehej në Shqipëri nga Greqia duke kaluar nga mali i Gramozit.

Shtetasi me iniciale N.Zh, i cili punonte në shtetin grek me punë sezonale, ka marrë rrugën për t’u kthyer nga mali i Gramozit, pavarësisht kushteve atmosferike të vështira me reshje shiu dhe bore.

Familjarët janë munduar ta kontaktojnë në telefon por nuk kanë mundur të flasin më me 60-vjeçarin. Kërkimet nga policia kanë filluar që prej ditës së djeshme, ndërsa sot nëpërmjet dronit është bërë krehja e një pjese të zonës së Gramozit, por pa rezultat. Ndërkohë policia shqiptare po bashkëpunon me atë greke, për gjetjen e 60-vjeçarit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu