Familjet elbasanase në krizë, dyndje çiftesh për t’u divorcuar

0

Divorcet në Elbasan kanë ardhur në rritje. Gjatë vitit 2022 në gjykatë u depozituan 687 kërkesë padi për zgjidhje martese, 533 prej të cilave janë shqyrtuar dhe kanë përfunduar. Sipas avokatit Demir Çiftja, faktorët kryesorë mbeten kushtet ekonomike, dhe pasiguria. Divorcet, sipas tij, janë rritur ndjeshëm edhe tek moshat e reja ndersa vihet re se martesa nuk zgjasin më shumë se dy vite tek ata që kërkojnë ndarjen.

Divorcet më të shumta ndodhin tek çiftet e grupmoshës 30-40 vjeç. Kërkesat më të larta për ndarje vijnë nga gratë me 344 të tilla për vitin e shkuar. Por teksa divorcet janë në rritje ata qe lidhin kurore po pakesohen.

Për 1000 banore në 2021 pati 8 martesa ndërsa vitin e shkuar ne Elbasan po për 1 mijë banorë u regjistruan 7 martesa.