Fansat tentojnë të filmojnë me celular pjesët intime, Shakira braktis skenën e mërzitur. Video

0

Këngëtarja e famshme, Shakira, është bërë protagoniste e një skene të sikletshme, teksa ishte duke performuar në skenë në Miami.

Një pjesë e fansave po tentonin që të bënin video pjesëve të saj intime, gjë që shkaktoi reagimin e menjëhershëm të yllit të muzikës, dhe më pas solli largimin e saj nga skena.

Siç shihet edhe në videot që janë bërë virale në rrjet, Shakira u ngjit në skenë në LIV Miami dhe filloi të kërcente në mënyrën e saj unike me këngën e saj të re të titulluar “Soltera”.

Mirëpo, në një moment këngëtarja nga Kolumbia kuptoi se disa nga shikuesit e rreshtit të parë po përpiqeshin të regjistronin me celular se çfarë kishte veshur nën fustan.

Në fillim Shakira u bëri një tundje me kokë refuzuese për t’i bërë të ditur se ajo që po bënin ishte e gabuar dhe më pas u largua nga skena e mërzitur.

Ndërkohë pas publikimit të këtyre videove, fansat e këngëtares kanë bërë komente në mbrojtje të saj.

“Njerëzit janë të këqij; Kjo është me të vërtetë sjellje zhgënjyese. Artistët meritojnë respekt dhe privatësi, si në skenë ashtu edhe jashtë saj. Është thelbësore të sigurohet një mjedis i sigurt për të gjithë; Shakira as nuk mund të shijojë dhe të kërcejë me këngën e saj si? Unë i urrej burrat, ndaloji këta burra nga klubet, është e shpifur se si disa djem mund të bëjnë këtë”, ishin disa nga komentet për rastin e sikletshëm të Shakirës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu