“Faqja ime në ‘Facebook’ është vjedhur”, artistit shqiptar i ndodh e papritura

0

Siguria e rrjeteve sociale është një temë që diskutohet shumë shpesh, megjithatë çdo ditë edhe më shumë rritet numri i hakerave.

Së fundmi një situatë e pakëndshme që lidhet me rrjetet sociale i ka ndodhur edhe kantautorit shqiptar, Pirro Cakos, i cili ka njoftuar që të gjithë fansat e tij nëpërmjet Instagram-it se faqja e tij në Facebook është vjedhur.

“Ju bej me dije se faqja ime ne facebook (funpage), eshte vjedhur dhe nuk administrohet me nga une”, ka shkruar Pirro Cako në InstaStory.

Më herët, u zbulua se kantautori Pirro Çako u bë baba për herë të dytë. Lajmin e bëri të ditur “Bordo” dhe u mësua se Pirro ishte bërë sërish baba i një djali, që është pagëzuar me emrin Amadeus.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu