Farmacitë ‘Ditë e Natë’, pjesë e vjedhjes së FSDKSH

0

Farmacitë ‘Ditë e Natë’, pjesë e vjedhjes së FSDKSH me depot Delta Med dhe Delta Farma me rimbursimin fiktiv të ilaçeve, grabiten miliona euro

Brenda një viti, një rrjet me rreth 50 farmaci është ngritur me shpejtësi në Tiranë dhe disa qytete të tjera kryesore në vendit, jashtë çdo logjike normale, pa kapital dhe me burime të dyshimta të ardhurash, duke mos tërhequr ende vëmendjen e Prokurorisë së Tiranës, SPAK-ut, Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe strukturave të tjera anti-korrupsion.

Bëhet fjalë për rrjetin e farmacive ‘Ditë e Natë’, pas të cilit fshihen disa kompani dhe individë të kamufluar, që operojnë në fushën e tregtimit të medikamenteve dhe vjedhjes me receta fiktive që rimbursohen me para publike.

Nga një dosje që disponon Pamfleti, rezulton se rrjeti i farmacive ‘Ditë e Natë’ është maska që fsheh skemën e radhës së korrupsionit mes Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor me depot farmaceutike, për rimbursimin fiktiv të ilaçeve, marifet i cili zbatohet vazhdimisht nga FSDKSH me operatorë të ndryshëm. Prokuroria ka ndërmarrë herë pas herë aksione duke arrestuar dhjetëra persona, por skema e vjedhjes megjithatë përsëritet, pasi të akuzuarit kanë arritur t’i shpëtojnë ndëshkimit penal, duke korruptuar prokurorët e juridiksionit të zakonshëm.

Sipas dosjes, rrjeti i farmacive ‘Ditë e Natë’ është ngritur për llogari të depove farmaceutike Delta Med dhe Delta Farma, për të zbatuar skemën e vjedhjes së parave publike me receta fiktive, ku të përfshirë janë kupola e FSDKSH që ndërrohet një herë në 6 muaj për shkak të korrupsionit, Delta Med dhe Delta Farma, një rrjet mjekësh, farmacistë dhe sigurisht pronarët në letra të farmacive ‘Ditë e Natë’, pas të cilëve mund të qëndrojnë Ilir Beqja dhe Ogerta Manastiruliu.

Si funksionon skema?

Delta Med dhe Delta Farma furnizojnë me medikamente rrjetin e farmacive të tyre ‘Ditë e Natë’. Mjekët firmosin receta me ilaçe të rimburueshme në vlera sa më të larta. Recetat shkojnë që ekzekutohen fiktivisht tek farmacitë, nga farmacistët e rrjetit. Më pas, në lojë hyn Albana Çela, drejtore e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, që u jep paratë publike për ilaçet e rimbursueshme që gjoja janë shitur. Barnat që gjoja u janë shitur të sëmurëve, shkojnë dhe shiten jashtë vendit, kryesisht në Kosovë. Paratë e fituara më pas ndahen sipas rolit në zbatimin e skemës.

Aktualisht skema po funksionin dhe çdo ditë vidhen qindra mijëra euro. Në vijim detaje për të gjithë personazhet e përfshirë. Kush qëndron pas depove Delta Med dhe Delta Farma? Roli i Dorian Sadikut dhe i personave të tjerë që fshihen pas rrjetit të Farmacive Ditë e Natë, kompanive ‘Ditë e Natë’, ‘DITE E NATE Online’ dhe ‘Metro Farmaci’? Njerëzit e FSDKSH që janë implikuar?


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu