Fasada e një pallati të dëmtuar nga tërmeti në Durrës, është shkëputur ditën e sotme, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.5 të qytetit bregdetar, zonë e cila ka shumë pallate të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Shkëputja e fasadës dëmtoi një mjet të parkuar, aty pranë objektit, ndërsa fatmirësisht ka shpëtuar një qytetar i cili po kalonte aty në atë moment.
Ndonëse ka kaluar rreth 1 vit e gjysëm nga tërmeti tragjik, në qytetin e Durrësit ka ende pallate dhe shtëpi të dëmtuara, të cila përbëjnë rrezik për qytetarët që lëvizin çdo ditë pranë tyre.