‘Fatkeqësi e madhe që emri i AKSHI-t të njolloset’! Rama: Nëse ‘fiken dritat’ e kësaj shtëpie, Shqipëria do të kthehej në epokën e gurit

0

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, u shpreh se është një ‘fatkeqësi e madhe’ që emri i AKSHI-t, njolloset. Sipas tij, Agjensia kishte një emër që nuk i thoshte asgjë askujt, ndërsa sot AKSHI ka përdorues të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit përmes eAlbania-s.

Ndër të tjera, Rama nënvizoi se nëse “fiken dritat” e kësaj shtëpie, Shqipëria do të kthehej në epokën e gurit.

“Nëse mbi AKSHI ka një hetim, në një botë të drejtë të gjithë duhet të prezumoheshin të pa fajshëm, ndërsa ata prezumohen të fajshëm. Ky është një moment i vështirë, disa nga ju këtu janë UFO, jetojnë me ekranin e kompjuterin dhe kur përballen me realitetin mund të ndjehen të çorientuar. Bashkë me ministren kemi vendosur të ndërhyjmë në legjislacion et ë rrisim pagat duke ju thënë se ju kemi të shtrenjtë e të çmuar e nuk duam të braktisni shërbimin publik, nuk duam që talentin tuaj ta vini në shërbim të privatit.

Duam të besoni se kjo është shtëpia juaj nga ku lehtësoni jetën e kaq shumë njerëzve. Linda e ka hapur derën e AKSHI, AKSHI kishte një emër që nuk i thoshte asgjë askujt. Sot AKSHI ka përdorues të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit përmes eAlbania-s. Fatkeqësi e madhe që emri i AKSHI të njolloset, por nga ana tjetër nuk mund të themi që për shkak të transformimit dhe barrës që mbani, AKSHI është i pa hetueshëm. Këtë nuk e pretendojmë dot. Nëse “fiken dritat” e kësaj shtëpie, Shqipëria do të kthehej në epokën e gurit”, tha ai