Fatkeqësitë e familjes Buci: Vjehrra vrau nusen, pas Eglantinës vdiq edhe i vëllai

0

 

Fatkeqësitë në familjen Buci me origjinë nga Dibra nuk kanë fund. Pas zbulimit të ngjarjes makabre ku babai dhe vëllai kanë vrarë para 8 vitesh, 23 vjeçaren Eglantina Buci, mësohet se disa vite më parë në këtë familje ka ndodhur një tjetër ngjarje e rëndë ku vjehrra ndryshe gjyshja e të resë kishte vrarë nusen e djalit.

Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se nëna e Faikut vite më parë ka vrarë nusen e djalit tjetër, Bashkimit i cili ishte emigrant në Itali.

Sipas informacioneve të siguruara mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 23:00 të mbrëmjes, në momentin që reja me vjehrrën po shikonin televizor dhe nisi konflikti, që përfundoi me vrasjen e bashkëshortes së Bashkimit.

Drama e familjes vijon dhe me një tjetër humbje të njerëzve të dashur. Dy vite më parë Abc News ka mësuar se Faikut i kishte humbur jetën nga leucemia një nga djemtë.

Ndërkohë ngjarja e rëndë e zbuluar një ditë më parë nga policia ku ka humbur jetën 23-vjeçarja Eglantina Buci, ka ndodhur në vitin 2012, ku e reja ishte ekzekutuar me plumb në kokë nga i vëllai dhe planin për vrasjen e saj e kishte kryer i ati.

Abcnews.al ka siguruar edhe foton e 23 vjeçares së vrarë 8 vite më parë nga vëllai dhe babai i saj, pasi këta të fundit nuk kanë pranuar lidhjen e saj të dashurisë.

Shkëlzen Buci i dënuar 13 vite burg për vrasje me paramendim të ngelur në tentativë, kishte ekzekutuar me plumb në kokë në Malin me Gropa, dhe ishte kthyer për ta varrosur 3-4 ditë më vonë, ndërkohë që trupi i saj ishte gjetur atje nga gjuetarë të zonës.

Në lidhje me këtë ngjarja policia tashmë ka vënë në pranga edhe babai i saj Faik Buci, i cili mësohet se është dhe i divorcuar nga nëna e Eglantinës me të cilën kishte katër fëmijë dhe i martuar me një grua tjetër me të cilën nuk ka asnjë fëmijë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu