Fatos Nano President? Gjiknuri: Nuk e përjashtoj, mund të zgjidhet nëse…

0

Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka theksuar edhe njëherë se çdo figurë me kontribut në Partinë Socialiste, i cili nuk është pjesë e Grupit Parlamentar të kësaj force politike apo pjesë e politikës active, mund të jetë kandadat potencial për president.

I pyetur nëse ish-kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, mund të jetë kandidati i tyre për postin e presidentit, Gjiknuri është shprehur se nuk e përjashton si mundësi dhe mbetet për tu parë nëse opoozita do të jetë dakort.

Sa i përket raundit të dytë i cili do të mbahet më datën 23 Maj, Gjiknuri tha se do të jetë një raund i cili do të shkojë dëm dhe pa kandidat, njëjtë si raundi i parë.

“Personalisht nuk e përjashtoj, nëse opozita do të ishte dakort, kjo mbetet për tu parë. Ne të vetmin përjashtim kemi mos jetë anëtar i GP të PS. Nëse opozita e pranon le të jetë kandidat. 23 Maji nuk dua ta paragjykoj por me këtë sjelje dhe sinjale raundi i dytë do të jetë një raund që do të shkojë dëm nuk do të kemi një kandidat. Ne kemi detyrë Kushtetuse që ta bëjmë vendin me një President shumë herë më të mirë nga sa ky që kemi pasur”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu