Ngjarja e ndodhur më herët sot në Elbasan, ku një fëmijë 4-vjeçar u gjet i vetëm pranë shatërvanit, ka përfunduar me sukses.
Pas njoftimit të Policisë dhe publikimit të informacionit në media, u bë i mundur identifikimi i prindërve dhe rikthimi i fëmijës në familje. Vogëlushi kishte deklaruar se prindërit e tij quheshin Flamur dhe Vera, çka ndihmoi në kontaktimin me të afërmit.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka falënderuar publikisht mediat dhe qytetarët për reagimin e shpejtë dhe ndihmën e dhënë në zgjidhjen e kësaj situate, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë për sigurinë e fëmijëve.