Fëmijët e Megan Fox ‘bëjnë lëmsh’ intervistën dhe studioja u pushtua nga të qeshurat

0

Megan Fox edhe pse një aktore me një bukuri hyjnore është gjithashtu një mama e devotshme për fëmijët e saj., shkruan InfoWebTv.

Në emisionin e së hënës të “Today” aktorja po promovonte filmin e saj të fundit të zhanrit horror;”Till Death”, teksa fëmijët e saj u shfaqën duke u vërtitur në dhomën e ndjenjes.

Kjo gjë ka shkaktuar të qeshura në studio, por edhe vetë Megan Fox iu bashkua moderatoreve.

“Kjo është zona e dhomës së ndenjes dhe fëmijët ranë në gjumë në divan mbrëmë duke parë një film,” tha aktorja.

Kujtojmë se Megan Fox dhe ish-bashkëshorti i saj, Brian Austin Green janë prindër të 3 fëmijëve; Noah 8-vjeç, Bodhi 7 dhe Journey 4-vjeç.

Aktualisht aktorja është në një lidhje romantike me këngëtarin çapkën, Machine Gun Kelly.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu