Vija bregdetare e Vlorës është mbuluar nga një mjegull e dendur mesditën e sotme, teksa pushuesit kanë qenë dëshmitarë të këtij fenomeni të rrallë.
Mjegulla përfshiu një pjesë të mirë të vijës bregdetare, nga zona e Lungomares deri në Zvërnec. Pamjet e rralla janë fotografuar dhe filmuar nga pushuesit, të cilët më pas i kanë shpërndarë në rrjete sociale.
Meteorologët shpjegojnë se ky fenomen, në këtë periudhë të vitit, vjen pas kontrastit mes temperaturave të larta në vlerat mbi 40 gradë dhe ndryshimeve të papritura në lagështinë e ajrit.
Ata theksojnë, megjithatë, se ky fenomen është i përkohshëm dhe pritet të shpërbëhet brenda disa orësh.