Fenomeni “Gjesti” në Big Brother Vip Albania, 100 mijë ndjekës për 6 orë, shpërthejnë videot virale

0

Gjesti është banori më i ri i shtëpisë së Big Brother Albania Vip 4. Ai ka hyrë menjëherë pas daljes nga Big Brother në Kosovë dhe duket se me vete ka sjellë bujë të madhe.

Gjesti është shndërruar në një fenomen, teksa ndjekësit kanë nisur ta krahasojnë atë me “epokën” e Luiz Ejllit në Big Brother.

Këtë e tregojnë më së miri edhe statistikat, ku vetëm në 6 orë ai ka mbledhur 100 mijë ndjekës në instagram, numër që aktualisht i kalon 286 mijë.

E ndërsa në Big Brother Vip Albania në Instagram janë bërë virale dhjetra video të tij, ai ka mbledhur plot 1 milionë klikime në më pak se 24 orë.

Mbi shtëpinë e BBV4 nuk kanë munguar as dronët. Burimet thonë se çdo ditë dronë përshëndesin banorët, por vetëm pas hyrjes së Gjestit, mbi 6 dronë janë parë për të në një ditë të vetme, duke detyruar shpesh produksionin që të fusin banorët brenda shtëpisë.

Me këtë ritëm, gazetarët e showbizz flasin se fenomeni “Gjesti” do kapërcejë me disa herë fenomenin “Luiz Ejlli”.