Fermerët bllokojnë rrugën/Protestojnë kundër taksave, lajmërojnë se do rikthehen

0

Fermerë, eksportues dhe prodhues janë mbledhur në Lushnjë për kundërshtuar ndryshimet e paketës së re fiskale për vitin 2022, Heqja e TVSH-së së rimbursueshme nga 6 në 0%, ka sjellë pakënaqësi tek fermerët.

Për këtë arsye ata disa ditë më parë kanë depozituar 6 kërkesa në kryeministri, ministri të financave dhe asaj të ekonomisë. Deri më tani asnjë kërkesë e fermerëve nuk është pranuar, ata kërkojnë subvencion të drejtpërdrejtë nga shëtit.

“Unë erdha nga Greqia kam marrë kredi për të ngritur sera paguaj 4 mln lekë këstin, dhe deri më tani nuk kam situr asgjë. Kërkojmë mbështetje na kanë kthyer në skllevër. Duam subvencionim kam 3 tre jave që eksportuesit nuk tërheqin prodhimin, po falimentojmë. E shikon këtë produkte ka 20 ditë në sera nëse nuk merren masa atëherë do të përfundoj në kanal. Iku dhe buka e fëmijëve tane”, tha ai.

Protesta në fillim nisi qetësisht, por më pas fermerët u përplasën me policinë e shtetit.

-A nisi protesta si pasojë e ndryshimit të paketës fiskale?

“Unë nuk mar vesh nga paketa fiskale, por di që skam kokërr leku në xhep edhe pse punoj 16 orë”.

Fermerët pasi kërkuan të drejtat që duan, pastruan vendin ku protestuan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu