Fermerët e Bathësit të kënaqur me prodhimin dhe çmimin e qershisë në treg

0

Qershia e Bathësit në Elbasan ka çelur e para sezonin në tregjet vendase. Prej më shumë se 25 vitesh, vëllezërit Yzeiri merren me kultivimin e këtij produkti, duke e kthyer në burimin kryesor të të ardhurave për familjen.
Në nisje të sezonit, qershia u tregtua me 100 lekë për kilogram, ndërsa aktualisht çmimi ka nisur të bjerë. Megjithatë, fermerët shprehen se kultura e qershisë vijon të mbetet fitimprurëse.

250-300 janë duke e tregtuar qershinë fermerët e Bathësit në Elbasan. Ky sezon ka rezultuar i mbarë për ata . Fermerët i druhen faktit se deri në mbyllje të sezonit cmimi do të bjerë. Shqetësim për ta mbett fuqia punëtore dhe mungesa e ujit për vaditje.

Gjithçka që këta fermerë kanë arritur është falë punës së tyre familjare. Pa subvencione dhe pa ndihmën e shtetit, fermerët e zonës kodrinore të Bathësit ankohen vetëm për mungesë e krahut të punës dhe ujit për vaditje .Sot në vjeljen e frutave janë angazhuar familjarisht .

Ndonëse çmimi ka nisur të ulet në tregun vendas qershia vijon të konsiderohet produkt “luksi” për konsumatorët, duke lënë vend për abuzime nga tregtarët.