Fermerët ende nuk kanë marrë naftën! Po kryejnë punimet e vjeshtës pa mbështetjen e premtuar për vitin 2024

0

Traktori këtë sezon bujqësor në tokat e fermerëve tanë nuk po punon me naftën pa akcizë, por ata po e blejnë ata me çmimin e tregut.

Të gjithë fermerët që u shpallën fitues të Skemës Kombëtare 2024 deri më tani në llogarinë e tyre bankare nuk ju kanë kaluar paratë për naftën.

“Bujqësinë nuk e shikon askush, sikur të na jepnin subvencionim. Kam marrë një herë naftë, por të këtij viti jemi akoma në pritje. “

Eksperti i bujqësisë Ilir Pilku thotë se kjo vonesë e ka një shpjegim, por punët e tokës nuk presin.

“Nafta nuk është dhënë sepse nuk është alokar fondi nga Ministria e Financave, por ajo që duhet thënë është se duhet shpërndarë menjëherë”-shprehet Ilir Pilku.

Nafta e bujqësisë deri më tani ka shkuar në traktorët vetëm të shoqërive të bashkimit të fermerëve dhe jo atyre individuale, një vendim i tillë ka shkaktuar pakënaqësinë tek bujqit e tjerë.

“Nafta e është e nevojshme në çdo muaj të vitit, por ajo duhet të shpërndahet menjëherë me qëllimin që fermerët të bëjnë një llogari të kostove në sezonin e ri bujqësor”- u shpreh Ilir Kapaj zv\rektori UBT.

Vonesa e subvencionit të naftës pa akcizë, përkthehet për fermerët shtim të kostove të prodhimit, ndërsa për konsumatorin sjell një produkt më të shtrenjtë në tryezë.TCh

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu