‘Ferr në shortin e Botërorit 2026’/ Serbia i trembet Anglisë por dhe Shqipërisë! Çfarë shkruajnë mediat në Beograd

0

Mediat serbe duket se nuk e kanë pritur aspak mirë shortin e kualifikueseve të Botërorit, ku goglat rezervuan përballje me Anglinë, Shqipërinë, Letoninë dhe Andorën.

Serbët e kanë konsideruar si të vështirë shortin, teksa e cilësojnë vendosjen përballë Anglisë si “skenarin më të keq të mundshëm”. Megjithatë, më problematike është dhe përballja me Shqipërinë, që i rikthen 10 vite më parë, në atë përballje në Beograd ku i ngrit droni me flamurin e “Shqipërisë së Madhe”.

“Kur bëhet fjalë për vazon e parë, përzgjedhja jonë nuk mund të kishte kaluar më keq. Luajtëm kundër Anglisë në Kampionatin Evropian dhe humbëm 1:0. Ndeshjet kundër ekipit nga vazoja e tretë, pra Shqipërisë, do të jenë veçanërisht të vështira për arsye të njohura. Në teori, rivalët nga vazoja e tretë dhe e katërt nuk duhet të jenë problem për një ekip si ai i Dragan Stojković”, shkruan Kurir.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu