Ferrari do të prodhojë fuoristradën e parë brenda këtij viti

0

Kompania e famshme e prodhimit të makinave luksoze, Ferrari ka njoftuar se brenda këtij viti do të prodhojë modelin e parë të fuoristradës.

Shefi ekzekutiv i Ferrarit, Benedetto Vigna tha këtë të enjte se kompania synon të nxjerrë në treg Ferrarin e parë elektrik në vitin 2025, duke arritur neutralitetin e karbonit në vitin 2030.

Deri në vitin 2026, Ferrari shpreson në 60 për qind të të ardhurave t’i ketë nga modelet hibride dhe plotësisht elektrike.

Motorët elektrikë si dhe bateritë e Ferrarit do të prodhohen në Maranello.

CEO 72-vjeçar i Ferrarit tha se pavarësisht ndryshimet, makina do të ruajë veçantitë që e kanë karakterizuar gjithmonë si dhe ekskluzivitetin në treg. “Ju garantoj se Ferrari do të prodhojë gjithmonë një makinë më pak nga çfarë kërkon tregu”, u shpreh Vigna.

Fuoristrada e Ferrarit, Purosangue do të ketë një motor V12 dhe pritet të dalë në treg në shtator me çmim fillestar prej rreth 300,000 dollarë.

Modeli fuoristradë i Ferrarit duke u testuar:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu