Festa e “Shën Joan Vladimirit”, shqiptarë dhe sllavë e përkujtojnë në fshatin Shijon në Elbasan

0

Besimtarët ortodokse nga Shqipëria, por edhe nga Maqedonia e Mali i Zi janë mbledhur për të kremtuar festën e Shën Johan Vladimirit në Manastirin që mban emrin e shenjtit.

Qytetarë të shumtë shkuan në fshatin Shijon, të cilët ndezën qirinj në Manastir dhe u lutën.

Mitropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit Imzot Andoni u ndal te simbolika e kësaj dite , e cila i kalon kufinjtë kombëtar.

Shën Joan Vladimiri ishte një prijës dhe më vonë shenjtor, që nderohet çdo 4 Qershor në Shijon të Elbasanit nga e gjithë Kisha Orthodhokse në botë dhe veçanërisht në zonën e Ballkanit. Në mënyrë të veçantë ai nderohet në fshatin Krajë të Malit të Zi, afër Shkodrës, ku është edhe vendlindja e shenjtorit dhe në fshatin Shijon afër Elbasanit, ku u varros trupi i tij dhe më vonë aty u ndërtua Manastiri i Hirshëm i Shën Joan Vladimirit.

InfoWeb Media/ Entela Duka

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu