Festa kombëtare e Malit të Zi, kryetari i ZCGA dhuron libra në gjuhën malazeze

0

Me rastin e 13 korrikut, Ditës së Shtetformimit të Malit të Zi, kryetari i Komunitetit malazez në Shqipëri, z. Marinko Culafic në emër të Matica Crnogorska i dhuroi bibliotekës së qytetit një sasi librash të historisë dhe letërsisë malazeze si edhe 15 katalogë të historisë së Shën Vladimirit të Duklës e cila është botuar në të dyja gjuhët.

Kryetari i ZCGA-së ka vizituar dhe manastirin e Shën Vladimirit afër Elbasanit ku ka dorëzuar 250 katalogë “Kulti i Shën Vladimirit të Duklës (1016-2019)”.
Pa harruar bibliotekën moderne të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të qytetit të Elbasanit, Culafic pati një takim me Kancelarin e këtij universiteti z. Elian Hoxha dhe drejtorin e bibliotekës z. Elvis Dhono.Culafic falenderoi në emër shoqatës, të bibliotekave të Elbasanit dhe Kishën Ortodokse Autoqefale shqiptare sekretarin e përgjithshëm të Maticës z. Ivan Ivanovic për librat dhe katalogët e dhuruar si dhe mbështetjen e vazhdueshme që ky institucion i ka dhënë programit të ZCGA-së.

Librat letrarë dhe historikë në gjuhën malazeze si edhe 15 katalogët e historisë së shenjtit të dhuruara nga Matica Crnogorska jane pranuar me kenaqesi nga bibloktekat dhe manastiti i ELbasanit..Një numër i madh librash dhe rreth 80 katalogë të Shën Vladimirit iu dhuruan në këtë datë të shënuar edhe shoqatës “Komuniteti malazez në Shqipëri”.

Qytetarët elbasanas dhe jo vetëm do të kenë mundësinë të njohin më mirë historinë e shenjtit me origjinë malazeze, emrin e të cilit mban dhe manastiri në Shijon të Elbasanit. Gjithashtu u ra dakord për një bashkëpunim të ngushtë në të ardhmen në kuadër të programit të ZCGA-së.

Infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu