Ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri, z. Ivaylo Kirov, shpërndan dhurata për nxënësit e Gorës dhe Gollobordës.
Për të pestin vit radhazi nxënësit e Gorës dhe Gollobordës shënojnë “Festat e fundvitit në mënyrë bullgare”.
Me mbështetjen financiare të shtetit bullgar dhe në kuadër të një projekti të realizuar nga shoqata “Bullgarët në Shqipëri”, fëmijëve nga Gora dhe Golloborda u dorëzuan dhurata për festat e fundvitit. Në këto dy rajone jeton një pjesë e madhe e pakicës kombëtare bullgare në Shqipëri.
Shpërndarja e dhuratave u bë në praninë e ambasadorit të Republikës së Bullgarisë, z. Ivaylo Kirov, dhe shefit të seksionit të diplomacisë publike pranë ambasadës, z. Asen Paçev.
Iniciativa këtë vit u mbështet nga bashkitë e Kukësit dhe Bulqizës, të cilat vlerësuan pozitivisht politikën e shtetit bullgar për trajtimin në mënyrë të barabartë të të gjithë fëmijëve – të gjithë nxënësit nga vendbanimet përkatëse morën dhurata, pavarësisht nëse prindërit e tyre konsiderojnë veten përfaqësues të minoritetit bullgar apo jo.
Dorëzimi i dhuratave në fshatin e Ostrenit të Madh (Golloborda) u zhvillua në praninë e Kryetares së Bashkisë së Bulqizës znj. Festime Miesthri. Të dyja palët – ambasada dhe bashkia për herë të radhës shprehën gatishmëri dhe angazhim të fortë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe për realizimin e projekteve të reja të përbashkëta.
Ceremonia e shpërndarjes së dhuratave në rajonin e Gorës u zhvillua në oborrin e shkollës në fshatin Borje, i cili u inaugurua zyrtarisht pas rinovimit të tij me mjete të ofruara nga qeveria bullgare. I pranishëm ishte nënkryetari i Bashkisë së Kukësit, z. Agron Nuredinaj.
Në kuadër të projektit “Festat e fundvitit në mënyrë bullgare” ishin siguruar dhurata për 1400 fëmijë. Të gjithë nxënësit morën dhe ëmbëlsira të prodhuara nga kompania bullgare “Ditë dhe Natë”. Produktet e kësaj kompanie çdo vit plotësojnë pakot e dhuratave dhe i kënaqen fëmijët.