Një fluks i madh automjetesh është krijuar ditët e fundit në Vlorë ku shumë emigrantë janë kthyer në vendlindje për të festuar me familjet e tyre ndërrimin e viteve. Për këtë situatë, Policia e Shtetit ka përcaktuar masat për menaxhimin e trafikut në 3 pika kryesore: Transballkanike, Bulevardi Vlorë-Skelë dhe Lungomare.
Një plan masash është përcaktuar dhe për nesër ku përveç patrullave të Policisë Rrugore do të jenë në terren dhe agjentë të tjerë të rendit për të mirëmbajtur rendin dhe sigurinë.