Festat kthehen në tragjedi, motrat Gjoni humbin njeriun më të afërt

0

Motrat e famshme, Inis dhe Ingrid Gjoni kanë humbur motrën e tyre të madhe, Ildën. Lajmin e trishtë e ka bërë me dije ish-banori i Kafazit të Artë, Beni Kasemi.

Në një “Story” në Instagram, ai shkruan: Pusho në paqe o shpirt i bukur!

Po ashtu edhe miku tjetër i motrave Gjoni, Xhani Demika ka ndarë një postim me foton e të ndjerës: Ah moj Ilda Gjoni m’ke këput shpirtin, më ke mërzitur shumë. Po ti ke qenë gjithmonë pozitive me zemër të madhe dhe nuk e mendoja kurrë që njerëzit e mirë dhe të dashur zoti i donte pranë vetes. Nuk kam fjalë të përshkruaj dhimbjen dhe mërzinë për ty Ilda. Nuk doja kurrë që këto fjalë t’i shkruaja për ty sepse nuk ka fjalë. Ti do ngelesh gjithmonë në zemrat tona dhe do të ngelesh gjithmonë shembull si një mami dhe teze perfekte. Do na mungosh shumë.

Deri më tani nga motrat nuk ka asnjë lajmërim për humbjen. Madje as e bija e të ndjerës, aktorja Anna Lika. Ndërkohë që ende nuk dihet as shkaku i ndarjes nga jeta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu