Festat/ Trafik i madh në rrugën Elbasan-Tiranë

0

Është bllokuar nga trafiku këtë të diel autostrada Tiranë- Elbasan, shkak i dyndjeve të shumta të qytetarëve drejt qendrës tregtare të TEG-ut.

Radha e automjeteve në këtë aks rrugor është shumë e gjatë dhe drejtuesve të mjeteve u është dashur disa minuta të konsiderueshme në pritje që të zhbllokohet trafiku.

Gjatë festave të Dhjetorit qytetarët e Tiranës por jo vetëm kanë vizituar gjatë fundjavave qendrat tregtare duke bërë blerjet e fundit për fundvit apo duke dedikuar një dhuratë apo kartolinë miqve të tyre, ku në pamundësi për t’i vizituar fizikisht këtë Vit të Ri ata duhet të gëzojnë në distancë duke respektuar rregullat antikovid.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu