Vret veten pjesëtari i Forcave të Sigurisë te “Parku i Arbërisë”

0

Një pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës ka vrarë veten pak minuta më parë në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Viktima dyshohet të ketë dalë nga shtëpia duke u nisur drejt vendit të quajtur “Parku i Arbërisë”, ku më pas ka qëlluar veten me armë zjarri.

Ai u dërgua me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Zyrtarët e policisë po hetojnë se cili mund të ketë qenë shkaku që ka çuar viktimën të kryejë këtë akt tragjik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu