Një super festë me lego/ Momentet të 6-vjetorit fantastik të Jonit

0

Bekimi i parë i Arbana Osmanit, Joni, festoi dje ditëlindjen.

Moderatorja u zgjua me nostalgji mëngjesin e djeshëm për ditëlindjen e vogëlushit dhe ndau disa imazhe shumë të ëmbla të shkrepura ndër vite me të. Disa prej fotove ne nuk i kishim parë kurrë, duke qenë se Arbana ka qenë për vite me radhë shumë e rezervuar për sa i përket djalit të saj.

Ajo publikonte shumë rrallë foto me të dhe përpiqej të mos ja zbulonte portretin. Mirëpo me rritjen e tij gjërat kanë ndryshuar dhe Joni është pjesë e postimeve të Arbanës në rrjete sociale thuajse çdo ditë.

Përkrah fotove të publikuara për rastin e ditëlindjes, Arbana i bëri Jonit dhe një urim shumë emocionues. “Vetëm Zoti e di sa të dua o Joni! Happy birthday jeta ime❤️”, shkroi ajo.
Ditëlindja nuk është mbyllur me kaq, sepse Arbana ka organizuar një festë për Jonin. Këtë gjë e ka zbuluar fillimisht mikesha e saj më e mirë, Xhemi Shehu, që ka publikuar një foto të Osmanit. Kjo e fundit shihej e veshur me një fustan të kuq, me një kapele me foto nga Colosseum në Romë (që është legoja më e madhe që ka ndërtuar Joni deri më sot) dhe me një shpatë në dorë.

Nga sot e tutje, nuk do të mërzis më kurrë”, ka shkruar Xhemi duke etiketuar në postim edhe Arbanën.

Disa orë më parë, Arbana vendosi të ndajë vetë pamjet nga super ditëlindja e të birit, të cilit i organizoi një festë të madhe me lego.

Joni kishte mbledhur shokë e shoqe dhe e festoi me ta 6-vjetorin, të cilin me siguri do ta mbajë mend gjatë.

Sigurisht që në organizim u zbatuan rregullat anti-Covid edhe nga fëmijët, teksa kishin vendosur edhe dezinfektues duarsh lego.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu