Në familjen e Elia Zaharisë dhe Princ Lekës sot ka festë. Kjo pasi e vogla e tyre, Geraldina, ka ditëlindjen dhe mbush dy vjeç.
Ka qenë Elia e cila ka bërë një dedikim për të voglën e tyre, duke falenderuar Zotin për bekimin që u mbushi jetën.
“Sot vogëlushja jonë mbushi 2 vjeç.Falenderoj çdo ditë Zotin për këtë bekim që ma mbushi jetën me lumturi! Lutem që të gëzosh shëndet, ta ruash zemrën e bardhë e plot dashuri, siç e ke tani, drita ime!
Do doja të shihja vetëm buzëqeshje në fytyrën tënde zogu im pushverdhë…Kur qesh ti, për mua qesh i gjithë universi dhe zemra ime çel në çdo përkëdhelje tënden”, shkruan Elia në postim.