‘Festivali i Këngës’/Kënga më e pëlqyer

0

Luan Durmishi – një artist multidimensional – arriti të rrëmbente vëmendjen e atyre që ndoqën natën e parë të “Festivalit të Këngës”. Kënga e tij “Përsëritja” është pa frikë kënga më e komentuar në rrjetet sociale.
“Do të doja që Shqipëria ta dërgonte këtë këngë në Eurovision. Është e freskët, origjinale dhe jo si këngët e tjera që Shqipëria ka dërguar dhe mendoj që televotuesit do ta pëlqejnë,”. “Na habite për mirë, Luan. Juria s’ka për ta çuar në finale, presim vetëm nga publiku. E duam një këngë të till në Eurosong,” – komenton publiku .
Jo pak ndjekës e cilësojnë këngën “Përsëritja” si “një mundësi për t’u përfaqësuar me diçka ndryshe”, “një këngë që dallon”, “një shans për t’u kualifikuar në Top10 në Eurovision”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu