Një 44 vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.
Mësohet se 44 vjeçari, ka kundërshtuar dhe punonjësit e policisë, gjatë shoqërimit në komisariat.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë 44 vjeçarin, banues në fshatin Kallm, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në komisariat.”, njofton policia.