Fier/ E moshuara bllokohet në banesë, zjarrëfikësit i vijnë në ndihmë dhe i hapin derën

0

Forcat zjarrfikëse të Fierit kanë ndërhyrë pak minuta më parë në lagjen “ Apollonia” ku një e moshuar kishte mbetur e bllokuar në banesë.

Sipas informacioneve paraprake e moshuara jetonte e vetme në katin e pestë të një pallati dhe vuan nga probleme shëndetësore.

Pasi ka parë që dera nuk hapet e moshuara ka thërritur për ndihmë.

Kanë qenë banorët e pallatit ata të cilët kanë lajmëruar shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur hapjen e derës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu