SPITALI”MEMORIAL” DHE DREJTUESJA E TIJ, HISTORI SUKSESI NË SISTEMIN SHËNDETËSOR!
Buzëmbrëmje! Dielli posa kishte mbyllur synë e zjarrtë, duke e mbuluar gjysmëglobin me mantelin e errësirës. E si për sfidë, ambjentet e jashtme dhe të brendëshme të spitalit “Memorial” shkëlqenin dhe reflektonin bardhësinë e tyre nën ndricimin e llampave shumëngjyrëshe dhe neoneve. Sapo kisha lënë repartin e kirurgjisë kardiake, ku kisha të shtruar vëllanë tim. Në fund të korridorit të gjatë, nga larg, shquaj siluetën e një femre që lëvizte në sens të kundërt me Mua. Ishte Drejtoresha e Spitalit “Memorial” Znj. Rudina Degjoni. E qetë, e thjeshtë, larg pompozitetit qesharak, pa shoqërues, e vetme në korridorIn e spitalit, e zhveshur nga pozicioni i ditës, aspak sic jemi mësuar të shohim shpesh “tullumbacët” e tjerë.
“Po ju në këtë orë”,- e pyeta? “Pjese e ritualit tim të përditëshëm”,- mu përgjigj me një thjeshtësi dhe qetësi që të impononte respektin. Sipas saj, afrimiteti me stafin dhe pacientët 24 në 7 ditë, krijon një frymë bashkëpunimi më të ngrohtë, më të besueshëm dhe një lidhje që përbën celësin suksesit në shërbimin spitalor.
“Personeli ka nevojë për mbështetjen tonë, për një drejtuese bashkëpunuese që jeton me shqetësimet dhe preukupimet e tyre të ditës, dhe jo për një “kukull” në spital, që rolin drejtues e kufizon apo e kompeson me fudullëkun e pozicionit”,- u shpreh, Ajo.
….Nuk kisha ndërment të shkruaja për spitalin Memorial, pasi kam shkruajtur dhe, është shkruar aq shumë në këto dy vite, sa të duket se ske c’thua më.
Por jo!
Ai i ngjete letrave reflex, që nga cdo këndvështrim ti shikosh të shfaqin një imazh të ri. Të shkruash për vlerat e ekipit menaxhues të spitalit dhe të personelit shëndetësor të këtij spitali, nuk është nder që i bëhet individëve, por një mesazh, një refleketim dhe thirrje për fytyrën që duhet të shfaqin të gjitha institucionet. Eshtë një detyrë qytetare, një mision mediatik. Mision për të promovuar dhe reklamuar “modelin” ndryshe, shembullin e një shërbimi shëndetesor ku pacienti është në qendër të shërbimit, dhe kjo të bën të ndjehesh krenar. Shërbim që pa e tepruar, mund të krahasohet me modelet më të mira të spitaleve të botës perëndimore, dhe më kryesorja, Ajo që më nxiti dhe më frymëzoi për shkrimin ishin përshtypjet, opinionet, copëza tregimesh, bisedat dhe kujtimet e gjalla të një grupi pacentësh dhe familjarët e tyre në urbanin e linjës së autobusit: “Fier-Spitali Memorial”
Kush rron dhe ushqehet me zërin e qytetarëve të thjeshtë, është ushqyer me zërin e së vërtetës, dhe emocionin e tyre e kanë “muze” frymëzimi.
Nuk mund të rrijë dot pa shkruar, pasi ky spital është shndërruar në një “tempull besimi” për ta. E natyrisht, themelet e këtij suksesi, janë përpjekjet dhe sakrificat, filozofia drejtuese, fryma e menaxhimit, bashkëpunimit dhe komunikimit, thjeshtësia, qytetaria e drejtoreshës së Memorialit, Znj.Degjoni.
Komunikimi i Saj i drejtëpërdrejtë me pacienteët dhe personelin, i ka nxjere jashtë loje si deti në breg leshterikët, sekserët, servilët, gjobaxhinjtë dhe lajkazhinjtë.
Kori i zhabave dhe gjinkallave nuk do të ja falë dhe, nuk do ta rreshtë kurrë “këngën” e tyre të besdishme, për ta demoralizuar dhe nxirë punën e Saj dhe korrektësinë ndaj detyrave dhe ligjit. Për ta shkatërruar modelin bashkëkohor që Rudina Degjoni me aq mund e sakrifice ka “ngjizur” në këtë spital duke ja përcjellë edhe personelit të ri, që të qëndrojnë të pastër të pa infektuar ndaj “virozave”.
Por, edhe Rudina ka një të keqe të madhe! Një të keqe për vehten e Saj. Ajo nuk e bën dot servilen! Nuk shquhet për “shërbim special dhe të detyrueshëm për disa”. Në botëkuptimin dhe botëformimin e saj qytetar, ajo ndryshon si dita me natën me modelin e drejtuesve që fryhen dhe fudullosen me vartësit e tyre.me të drejtë e të padrejtë.
Uroj, që e drejta në këtë rast të triumfojë, dhe kush e lexon këtë shkrim të reflektojë sadopak pasi ky është vullneti i qytetarëve të Fierit që kanë vlerësuar dhe vlerësojnë modelin ndryshe të instaluar në spitalin “Memorial”, si një model bashkëkohor në shërbim të qytetarëve.


