Fifi përlotet për largimin e papritur të Iglit

0

Igli Zarka u largua ditën e sotme nga shtëpia e Big Brother VIP për arsye shëndetësore.

Kështu u njoftuan banorët tjerë të shtëpisë përmes një zarfi të zi nga “Vëllai i madh”.

Por, ndërprerja e rrugëtimit të tij të papritur në shtëpinë e famshëm ka habitur dhe mërzitur disa nga banorët, e një nga ta ishte këngëtarja Fifi.

E njohur për emocionet e saj, Fifi nuk e ka pranuar lehtë as largimin e Iglit, e cila u pa e përlotur pasi mori vesh lajmin.

Igli Zarka largohet nga shtëpia e Big Brother VIP për shkak të problemeve me shëndetin

Për ta ngushëlluar këngëtaren i erdhi në përqafim Semi, e cila po ashtu u pa e mërzitur për ngjarjen që ndodhi sot.

Kujtojmë që Igli ishte një prej banorëve më të rinj në spektakël, që iu bashkua shtëpisë rreth një javë më parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu