LAJM I FUNDIT/ Bënin ‘namin’ me vjedhje, arrestohen dy të rinjtë

0

Tiranë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Vora”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Vihen në pranga 2 shtetas, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin vidhnin në banesa dhe biznese në zonën e Vorës.

Zbardhen dhe dokumentohen 4 raste të vjedhjeve në banesa dhe biznese, të cilat dyshohen se janë kryer nga këta shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “Vora”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

P. T., 24 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe L. Gj., 23 vjeç, të dy banues në Vorë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të 4 rasteve të vjedhjeve në banesa dhe biznese, konkretisht:

Më datë 07.11.2021, në rrugën “Kryengritja”, Kodër Vorë, në banesën e shtetasit M. Gj., dyshohet se kanë vjedhur kasafortën brenda së cilës kishte 5000 euro dhe 200.000 lekë të rinj;

Më datë 07.11.2021, në rrugën “Kryengritja”, Kodër Vorë, në banesën e shtetases F. Gj., dyshohet se kanë vjedhur kasafortën brenda së cilës kishte 600 euro;

Më datë 18.09.2021, në Kodër Vorë, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë në një firmë mobiliesh;

Më datë 29.09.2021, në Fshatin Muçaj, Vorë, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në një firmë kondicionerësh;

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 1 automjet, 2 pajisje DVR, 1700 euro dhe 2 aparate celular.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale ”Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu