Filipine, rritet në 375 numri i viktimave si pasojë e tajfunit Rai

0
Manila

Është rritur në 375 numri i të vdekurve nga fatkeqësia e shkaktuar nga tajfuni Rai i cili goditi pjesët qendrore dhe juglindore të Filipineve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët e policisë theksuan në për shkak të tajfunit i cili arriti një shpejtësi prej 195 kilometrash në orë, janë plagosur 500 persona.

Nga përmbytjet, stuhitë e forta dhe shkatërrimet e tajfunit numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 375 njoftuan zyrtarët të cilët informuan se janë në kërkim 56 persona të zhdukur.

Gjithashtu zyrtarët kanë shprehur shqetësimin se numri i humbjeve të jetëve mund të rritet.

Reshjet intensive të shiut dhe stuhia nga tajfuni shkaktuan rënien e pemëve, përmbytje dhe dëmtimin e shtëpive dhe rrugëve në shumë fshatra.

Rreth 780 mijë njerëz janë prekur nga fatkeqësia ndërsa 400 mijë prej tyre janë evakuuar në zona të sigurta.

Ushtria filipinase dërgoi trupa në rajon për të mbështetur përpjekjet e ndihmës urgjente dhe të kërkim-shpëtimit.

Arthur Yap, guvernatori i rajonit Bohol, udhëzoi kryetarët e bashkive brenda kufijve administrativë të provincës për të “mbështetur përpjekjet e ndihmës emergjente dhe për të përmbushur nevojat urgjente të njerëzve si ushqim dhe ujë”.

Presidenti filipinas, Rodrigo Duterte, i cili inspektoi rajonin, tha se do të ofrohet një ndihmë prej 40 milionë dollarësh.

Në Filipine ndodhin mesatarisht 20 stuhi dhe tajfune çdo vit. Në vitin 2013, tajfuni Haiyan, i njohur si “më vdekjeprurësi në vend” shkaktoi mbi 6.000 të vdekur dhe la pas një shkatërrim masiv./AA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu