Viktima është transportuar me lëndime të rënda në kokë në Spitalin e Kryqit të Kuq, ku edhe ka humbur jetën.
Disa shqiptarë kanë rrahur për vdekje një 42-vjeçar në Greqi. Protothema shkruan se përplasja e ashpër ka ndodhur në orët e para të mëngjesit jashtë një lokali në zonë, pranë sheshit qendror të Rafinës, ku pesë persona janë përplasur me 42-vjeçarin, duke e goditur me grushte, shkelma dhe me dorezë hekuri, duke e lënë atë të mbuluar me gjak.
Viktima është transportuar me lëndime të rënda në kokë në Spitalin e Kryqit të Kuq, ku edhe ka humbur jetën. Sipas informacioneve, sherri i ashpër ka nisur për shkak se autorët e rinj kanë ngacmuar të dashurën e 42-vjeçarit.
Mësohet se 42-vjeçari ishte në një lokal me të dashurën e tij. Kur në një moment ai u ngrit për të shkuar në tualet, të pesë shqiptarët e ngacmuan vajzën. Pas kthimit, ai u kërkoi shpjegime, por ata e sulmuan ashpër, duke përfunduar tragjik.