Fillon punën Ambasada shqiptare në Athinë, pas prekjes së një punonjësi me COVID

0

Ambasada shqiptare në Athinë është hapur ditën e sotme pas mbas dezinfektimit dhe marrjen e masave shtesë për përhapjen e Covid-19.

Sipas burimeve nga kjo ambasadë, puna ka rifilluar normalisht sot duke mos hasur asnjë problem.

Ambasada u mbyll pasi një punonjës i kësaj rezultoi pozitiv. I gjithë stafi iu nënshtruan kryerjes së testeve dhe fatmirësisht rezultuan negativë. Ambasada u dezinfektua dhe u morën masa sigurie shtesë për personelin dhe izolimin e ambienteve,

Një ditë më parë shërbimi epidemiologjik grek njoftoi se në ambasadën shqiptare në Athinë, një punonjës rezultoi pozitiv, ç’ka bëri që ambasada të mbyllej për një ditë dhe i gjithë stafi u dërgua për të kryer testet PCR.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu