Filmi nga Kosova “Zgjoi”/është fitues i tri çmimeve në festivalin Sundance

0

“Zgjoi”, një film me regjizore  Blerta Bashollit nga Kosova, fitoi tri nga çmimet më të rëndësishme të festivalit më të madh të pavarur të filmit, “Sundance”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Filmi i cili flet për jetën e një gruaje që mbeti e ve pas luftës në Kosovë, fitoi çmimet: filmi më i mirë, regjisorja më e mirë si dhe çmimin e vlefshëm të publikut të festivalit.Fahrije Hoti, rolin e të cilës në film e luan aktorja, Yllka Gashi, ishte vetëm 28 vjeçe, kur bashkëshorti i saj së bashku me 225 burra të fshatit Krushë e Madhe, u vranë nga forcat serbe.

Ajo ngeli vetëm me dy fëmijët, vajzën 3-vjeçare dhe djalin tre muajsh. Në përpjekjet për mbijetesë si nënë e vetme në Kosovën e pasluftës, Fahrija u bashkua me disa gra të tjera të fshatit që kishin mbetur të veja, dhe krijuan kooperativën bujqësore “Krusha”, ku merren me përpunimin e turshisë dhe ajvarit.

Filmi “Zgjoi” është bashkëprodhim në mes të Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Zyra Federale për Kulturë FOC dhe Cineforom, Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare për Kinematografi në Shqipëri. Ky film është prodhuar nga Industria Film dhe Ikonë Studio në bashkëprodhim nga Alva Film Production, Blac Cat Production, AlbaSky, Swiss National TV./VOA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu