Finalja sjell fluks tifozësh/ Tifozët zgjedhin Durrësin

0

Tifozët me kombësi italiane kanë zbarkuar në Portin e Durrësit. Trageti i linjës Vlorë-Brindisi ditën e sotme është pushim, duke mos u bërë zgjedhja e parë e turistëve italiane. E çuditshmja është se tre ditë më parë, kanë hyrë në portin e Vlorës rreth 750 persona.

Ndërkohë nga Vlora nuk ka të dhëna të sakta për tifozët që kanë ardhur në vendin tonë për të parë finalen e Conference League.

Sot është finalja Europiane e Conferencë League. Në orën 21:00 Roma-Feyenoord do të përballen në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë duke e kthyer këtë ndeshje në një moment historik për historinë e futbollit shqiptar. Si pasojë e dhunës së ushtruar nga tifozët e të dy skuadrave, u plagosën 10 efektivë dhe u dëmtua një automjet policie. Ndërkohë u shoqëruan 60 persona, 48 tifozë të Romës 12 të Feyenoord.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu