“FINCEN”, skandali financiar më i madh botëror përfshin dhe Shqipërinë

0

Një skandal financiar i përmasave ndërkombëtare ka shpërthyer në mediat botërore 24 orët e fundit.

Skandali i quajtur “Fincen”, bën fjalë për 2.100 dokumenta sekrete të thesarit amerikan, të botuara nga BuzzNewss dhe bëhet fjalë për një hetim gazetaresk të rreth 300 gazetarëve në të gjithë botën.

Ky skandal përfshin rrjetin e bankave më të mëdha në botë si JP Morgan, HSBCH Bank, Danske Bank, Deutsche Bank, Banka e New Yorkut Mellon etj.

Këto dokumenta, që datojnë nga vitet 2000 deri në 2017, kanë të bëjnë me operacione bankare pastrimi parash korrupsioni dhe trafiqesh kryesisht trafik ndërkombëtar droge. Në këto dokumenta janë pasqyruar operacionet bankare të bëra edhe në parajsat fiskale të Maltës, Qipros dhe Gjiblartarit në filialet e këtyre bankave.

Në to përfshihen oligarkë rusë, kompani të mëdha kineze me operacione në BE dhe USA, politikanë dhe sheikë arabë, kompani iraniane, politikanë të korruptuar të Lindjes së Evropës, kompani turke, kazake uzbeke, por nuk mungojnë dhe disa personazhe shqiptare ose kompani të lidhura me Shqipërinë.

Më konkrerisht disa operacione bankare pastrimi dhe fshehje të ardhurash ku është i përfshirë një ish zyrtar i lartë shqiptar A.B në HSBCH në La Valleta (Malte) si dhe një ish- zyrtar tjetër i lartë D.D në Deutsche Bank.

Gjithashtu InfoElbasani disponon faksimilet e dhjetëra dokumentave të tjera, të cilat pasi të verifikohen për vërtetësinë dhe të botohen edhe në vendet fqinje dhe media të rëndësishme në Itali, do ti publikojë në dobi të transparencës dhe publikut shqiptar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu