Finlanda do anëtarësohet në NATO, ja data kur do bëhet pjesë e aleancës euro-atlantike

0

Finlanda do të anëtarësohet në NATO të martën, ka njoftuar sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake perëndimore.

Aplikimi i Finlandës u nxit nga pushtimi i rus i Ukrainës nga Rusia. Turqia e kishte vonuar anëtarësimin, duke pretenduar se Finlanda po mbështeste “terroristët”.

Suedia aplikoi për t’u bashkuar me NATO-n në të njëjtën kohë majin e kaluar, por Turqia po e bllokon me të njëjtat akuza.

Për tu bërë pjesë e NATO-s duhen votat e të gjithë anëtarëve.

“Ne do të ngremë flamurin finlandez për herë të parë këtu në selinë e NATO-s. Do të jetë një ditë e mirë për sigurinë e Finlandës, për sigurinë nordike dhe për NATO-n në tërësi”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në Bruksel.

“Suedia do të jetë gjithashtu më e sigurt si rezultat,” tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu