Firmat piramidale online/ Operacion në Fier, disa persona të arrestuar

0

FIER– Policia e Shtetit ka kryer një operacion në Fier në lidhje me “piramidat online”, ku shumë qytetarë kanë rënë pre e mashtrimit. Paraprakisht raportohet se për pesë persona janë lëshuar fletë-arreste, ku tre prej tyre janë ndaluar.

Pritet që Policia e Shtetit të dalë në konferencë për të dhënë detajet e operacionit.

Grupi i strukturuar dyshohet se ka mashtruar qindra qytetarë në këto zona përmes platformave të dyshimta që funksiononin në formatin e investimeve mashtruese online, të njohura ndryshe si “firma piramidale”.