Fitoi Vorën, Shera: Do fokusohem te puna e lënë përgjysëm, Rama nuk më kanë uruar ende

0

Kryetari i sapozgjedhur i Vorës, Blerim Shera ka deklaruar se fokusi i tij si kryebashkiak do të jetë të puna e lënë përgjyëm. Në një prononcim për Repolitix në Report TV, Shera ka deklaruar se urimet e para i ka marrë nga të gjithë qytetarët dhe të afërmit, duke shtuar se me rivalët nuk ka pasur asnjë komunikim.

“Një vlerësim i madh nga ana e qytetarëve që do e përkthejmë me punë, nuk kemi kohë për të humbur, fillojmë shumë shpejt, prioritet rindërtimi. Veliaj ka meritë se është drejtues politik, ka qenë suport gjatë gjithë kohës, fushata është shoqëruar me nivel të lartë qytetarie, fitoi qytetaria se ka qenë një proces i rregullt në çdo njësi administrative. Jemi në KZAZ në Vorë morëm rezultatin nga KQZ, patjetër ka një festë”, tha Shera.

Ai ka deklaruar se deri më tani nuk ka pasur një urim nga ana e kryeministrit Edi Rama, por që sigurisht e pret një gjë të tillë.

” Do të na urojë, sapo kemi marrë dhe rezultatin nga KQZ-ja“, u shpreh Shera.

Shera ka deklaruar se kundërshtarëve nuk ka çfarë tu thotë, përveç se janë qytetar të të njetës zonë.

Çfarë kam për t’u thënë kundërshtarëve? Jemi qytetar nga i njëjti vend“, përfundoi Shera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu