Fitorja e Florian Markut, trajneri i Kombëtares shqiptare ‘hedh KO’ boksierin: Kemi sportistë më të mirë se ai!

0

SHQIPËRI- Boksieri shqiptar Florian Marku fitoi dje titullin WBC Silver, duke mposhtur meksikanin Miguel Perra në stadiumin “Air Albania”, për sfidën që vlente për peshat super të lehta. Zef Gjoni, trajner i Kombëtares së Boksit u shpreh për Euroneës Albania se në Shqipëri ka boksierë më të mirë se Florian Marku. Gjoni u shpreh se një nivel më lartë se Marku, janë Alban Beqiri dhe Denis Nurja.

“Floriani ka gjetur sponsorë për t’i bërë publicitet, por ne kemi boksierë që sot janë në nivel më të mirë se Florian Marku, në Shqipëri, që janë Alban Beqiri dhe Denis Nurja. Janë specialist, janë një nivel më lartë se Marku.

Duke marrë parasysh që kundërshtari i Markut në renditjen e tij është I 30-të në Meksikë, ndërsa në botë është i 260, ku është konkurrenca, për çfarë titulli? Duhet të jetë në vendin e 1 ose të 2 e jo me të 2016. Kjo ndeshje lë për të dëshiruar. Unë nuk e di se ku ka konkurruar në cilën federatë, jam i paqartë. Nëse do të diskutohej ndeshja diku të tjetër do kishte shumë kritika”, tha Gjoni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu